Pas vetëm një sezoni nga largimi i tij ku provoi një aventurë të re në Turqi me fanellën e Kayserispor Aaron Lennon është rikthyer në Premier League te skuadra e Burnley-t.

Ish-anësori i përfaqësueses angleze po stërvitej prej ditësh me klubin nga Turf Moor por vetëm para pak orësh firmosi kontratën që do ta lidhë për një sezon me Burnley-n.

34-vjeçari kulmin e karrierës e kishte me ekipin e Tottenham Hotspur ku u aktivizua gjatë viteve 2005-2015 dhe ka luajtur 266 ndeshje duke shënuar 26 gola. Me kombëtaren angleze u grumbullua për herë të parë në vitin 2006 deri në vitin 2013 dhe ka luajtur 26 ndeshje por nuk ka shënuar asnjë gol.

Top Channel