I preu rrugën furgonit, kush është e reja që shkaktoi aksidentin tragjik me 5 të vdekur/ Zbulohen detaje nga aksidenti, ja çfarë thonë eskpertët

26/08/2021 19:17

Top Channel ka mundur të sigurojë identitetin e vajzës që po udhëtonte me mjetin tip ‘Land Rover’ në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë dhe u përfshi në aksidentin tragjik ku humbën jetën pesë persona.

Shoferja e Land Rover-it, Rexhina Çelhaka, rreth 25-vjeç, nuk mendoi se shpejtësia me të cilën po lëvizte do të shkaktonte vdekjen e pesë personave në Qafë Muzinë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:30 të ditës së sotme, kur e reja po udhëtonte drejt Sarandës.

Çelhaka, po udhëtonte me një shpejtësi tej normave i ka prerë rrugën furgonit së linjës Tiranë-Sarandë, ndërsa furgoni ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë.

Për pasojë gjetën vdekjen 4 pasagjerë dhe shoferi i linjës Tiranë-Sarandë, i identifikuar si Bardhi Proda 51-vjeç, ndërsa ka shpëtuar për mrekulli një vajzë e re, Greta Kaberdini, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Vajzat të cilat udhëtonin me mjetin ‘Land Rover’ ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën ndërkohë që policia ka nisur ekspertizën.

Duhet përmendur fakti se, në rrugë mungon sinjalistike horizontale, vija ndarëse nuk dallohet dhe nuk kishte as bordurë anësore të rrugës në vendin ku është shembur furgoni.

Ekspertët dyshojnë edhe për mundësinë e një parakalimi të gabuar prej drejtueses së Land Roverit që mendohet se ishte me marsh të katërt.

FOTO GALERI
5/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA