27/11 17:36
Një modele është sulmuar nga një leopard, gjatë kohë kur po zhvillonte një fotosesion gjatë një shfaqeje me kafshë, në Gjermani Lindore.
36-vjeçarja, e apasionuar pas kafshëve dhe fotove me ta, pësoi lëndime serioze në kokë, teksa qëndronte në kafazin ku banojnë dy leopardët, Troy dhe Paris. Ajo u dërgua në spital, për të marrë trajtim urgjent.
Tabloidi gjerman Bild e identifikoi modelen si Jessica Leidolph. Mbetet e paqartë si çfarë po filmonte Jessica dhe kush e organizoi photo shoot-in, raporton BBC. Modelja mban në shtëpi një kal, mace, pëllumba dhe papagallë.
Top Channel