Aksidenti me 5 viktima/ Furgoni ‘i çarë në dysh’ dhe kuti të shpërndara në tokë, ja çka mbetur në vendngjarje

26/08/2021 19:01

Kjo që shihni në pamje është gjithçka ka mbetur pas aksidentit tragjik që mori jetën e pesë personave në rrugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur Muzinë.

Një furgon pasagjerësh i linjës Tiranë-Sarandë është përplasur me një mjet tip ‘Land Rover’ e për pasojë furgoni ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke rënë në humnerë.

Shoferi i furgonit, i identifikuar si Bardhi Porda së bashku me katër pasagjerë të tjerë humbën jetën në vend, ndërsa e vetmja e mbijetuar e këtij aksidenti të frikshëm ishte një vajzë e cila ndodhet në spitalin e Gjirokastrës nën kujdesin e mjekëve.

Në një prononcim për mediat, motra e të mbijetuarës tregon se e plagosura ishte nisur drejt Sarandës ku do takohej me të motrën, për të vazhduar pushimet sëbashku. Po ashtu ajo ka bërë me dije se ditën e djeshme motra e mbijetuar i ka thënë se kishte një parandjenjë të keqe.

“Ishte shumë e tronditur dhe qante. Tha që ishte mirë më dhemb krahu. Kam pasur komunikim 1 minutë me telefon, nuk ka fat më të madh. Motra po vinte te unë, se isha me pushime në Sarandë dhe më tha që kam një parandjenjë të keqe që dje”, tha motra të mbijetuarës.

Në mjetin tip Land Rover udhëtonin dy vajza, shoferja Rexhina Çelihaga rreth 25 vjeç dhe pasagjerja Greta Kaberdini. Të dyja ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve ndërsa nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.

FOTO GALERI
6/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA