Vrau Xhuljan Bullarin me plumb në kokë, Bledar Selmanaj që u arrestua në Bllok bënte “kërdinë” me vjedhje në tre qytete të ndryshme

25/08/2021 11:41

Bledar Selmanaj, 39-vjeçari i arrestuar në zonën e Bllokut në Tiranë për vrasjen e Xhuljan Bullarit rezulton emër i njohur për policinë.

Vrasja ndodhi 4 ditë më parë në Babicë të Vlorës, ndërsa Salmanaj rezulton i dënuar për një sërë vjedhjesh në qytete të ndryshme të vendit, Tiranë, Fier e Vlorë. Sendet që vidhte, i shiste nëpër dyqane, ndaj u dënua në vitin 2012.

Sa i përket ekzekutimit të 25-vjeçarit Xhuljano Bullari me plumb në kokë, policia bën me dije se Selmanaj  kishte njohje të mëparshme me viktimën që dyshohet se e ka vrarë për motive të dobëta një natë para se të gjendej trupi i pajetë brenda mjetit tip “Fiat Punto”.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar në momentin e arrestimit, 39-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë me 1 krehër me 10 fishekë, 1 aparat celular dhe një shumë parash.

Ndërsa nga kontrolli në banesën e tij në lagjen “15 Tetori” në Vlorë, u gjet e groposur në oborrin e banesës së tij, një armë zjarri pistoletë me një krehër me 9 fishekë, me të cilën dyshohet se 39-vjeçari ka kryer vrasjen. Po ashtu janë sekuestruar edhe disa veshje, të cilat dyshohen se janë përdorur nga autori gjatë vrasjes, si dhe 1 aparat celular.

Nga ana e Policisë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, vijon puna për dokumentimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet iu referuan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA