U kap në tentativë për të kultivuar bimë narkotike, vihet në pranga një person në Lezhë (Emri)

25/08/2021 11:52

Një person ka rënë në prangat e policisë së Lezhës për kultivimin e bimëve narkotike. Ai është identifikuar si Nikoll Ndreca, banues në fshatin Kaçinar, Mirditë dhe është konstatuar në tentativë për të kultivuar bimë narkotike në fshatin Arrëz.

Si rezultat i kontrolleve, në fshatin Arrëz, Njësia Administrative Kaçinar, Mirditë, është konstatuar në tentativë për të kultivuar bimë narkotike, shtetasi Nikoll Ndreca, banues në fshatin Kaçinar, Mirditë, i cili është vënë në pranga nga shërbimet e Policisë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Shërbimet e Policisë Mirditë, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e kultivimit të kanabisit, kanë vijuar kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

 

Top Channel