Shumë-këmbëshi mishngrënës ushqehet me vegjlit e zogjve në ishullin e largët në Paqësor(fotot)

25/08/2021 20:50

Insekte gjigante shumë-këmbëshe, karnivore në një ishull në jug të Paqësorit, janë zbuluar se vrasin mijëra të vegjël të zogjve të detit çdo vit, thuhet në një studim të ri.

Shumëkëmbëshat e ishullit Phillip (Cormocephalus coynei) janë kafshë mizore që rriten deri në 30 cm gjatësi, kanë truptë veshur me pllaka mbrojtëse dhe zotërojnë një helm të fuqishëm që injektojnë në viktimat e tyre me anë të ganxhave në formë pincash.

Por studiuesit ishin më të interesuar në dietën e këtyre insekteve monstër.

Ata mësuan se duke gjuajtur dhe konsumuar të vegjëlit e pulëbardhave krahë-zeza, shumëkëmbëshit ishin predatorët më të mëdhenj të ishullit Phillip, rreth 1,400 kilometra në lindje të Australisë, por dhe pjesë vitale e ekosistemit të tij.

“Në një farë mënyre, ata kanë zënë vendin e kafshëve predatore”, shkruanin studiuesit ne studimin e tyre.

Me rënien e natës në ishullin e largët, shumëkëmbëshat dalin nga strofkat e tyre në përndjekje të viktimave.

Me anë të dy antenave të ndjeshme, ata navigojnë në dyshemenë e pyllit, që është dhe hapësira e tyre e gjuetisë. Pulëbardhat krahë-zeza bejnë foletë e tyre në tokë prandaj të vegjlit e tyre janë preja kryesore.

Shumëkëmbëshi godet teksa të vegjlit flenë, duke injektuar helmin vrasës, dhe duke i ngënë ato të gjalla pasi paralizohen nga helmi.

Nga observimet studiuesit mësojnë se shumëkëmbëshat gjigantë vrasin 2,109 deri në 3,724 të vegjël zogjsh në vit.

Por shumë-këmbëshat mishngrënës nuk hanë vetëm këta zogj, por dhe disa lloje hardhucash, karkaleca apo dhe peshk të ngordhur.

Pas 132 orë gjurmimi e observimi të kafshës së frikshme, studiuesit llogaritën se 48% e dietës së këtij predatori vinte nga kafshë vertebrore dhe rreth 10 për qind vetëm nga të vegjlit e zogjve.

Por sado makabër të mund të tingëllojë, uria e frikshme e shumëkëmbëshave, është në fakt vitale për ekosistemin e ishullit, pasi sipas studiuesve, sjell në tokë vlerat ushqyese të detit, ku pulëbardhat gjuajnë ushqimin e tyre, që ka rol qendror në zhvillimin e bimësisë së ishullit.

Ishulli është shkatërruar më parë kur u kthye në një koloni penale nga kolonizatorët britanikë në vitin 1788, të cilët sollën në vend dhi, derra e lepuj, që shfarosën të gjithë bimësinë e ishullit.

Këto kafshë të huaja u larguan deri në shekullin e 20, kur dhe nisi të lulëzojë popullata e zogjve detarë dhe e shumëkëmbëshave.

FOTO GALERI
3/3
Por shumëkëmbëshat mishngrënës nuk hanë vetëm këta zogj, por dhe disa lloje hardhucash, karkaleca apo dhe peshk të ngordhur

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA