Rama publikon pamjet nga tokat bujqësore në Kafaraj: Prodhimet e njerëzve të zakonshëm konkurrojnë tregjet ndërkombëtare

25/08/2021 09:25

Kryeministri Edi Rama ka bërë publike pamjet nga tokat e punuara në Fier.

Me punën e njerëzve të zakonshëm që reflektohet në tokat e punuara me kujdes dhe prodhimet tregtare që konkurrojnë tregjet ndërkombëtare, Rama i ka uruar të gjithëve një ditë të mbarë.

“Mirëmëngjesi dhe nga Kafaraj e Fierit ku puna e njerëzve të zakonshëm reflektohet në tokat e punuara me kujdes, të cilët prodhojnë e tregtojnë me sukses kultura të ndryshme bujqësore të shquara për cilësinë me të cilën konkurrojnë tregjet ndërkombëtare, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama.

Ditën e djeshme, kryeministri ndau pamje nga qyteti i Shkodrës dhe duke premtuar se do të bëjnë “gjëra të bukura” në mandatin e tretë.

Top Channel