Puthje në buzë e përqafime me shimpazenë, gruaja dëbohet nga kopshti zoologjik (Fotot)

25/08/2021 09:27

Një grua është ndaluar të vizitojë kopshtin zoologjik të Antwerp të Belgjikës, për shkak të marrëdhëies ‘shumë të afërt’ që kishte krijuar me një shimpaze.

Adie Timmermans e takonte Chita, një shimpanze mashkull 38-vjeçar çdo muaj, për katër vite me radhë. Prania dhe veprimet e saj, ndikuan që Chita të distancohej nga majmunët e tjerë, thonë zyrtarët e kopshtit zoologjik.

Shimpazetë e tjera e kanë larguan Chita nga grupi i tyre, kështu që ai qëndronte i vetëm në kopsht, përveç momenteve kur kishte vizitore, si Adie.

Adie e kundërshtoi vendimin, duke thënë se “unë e dua atë kafshë dhe ai më do mua, nuk kam asgjë tjetër”. Ajo u shpreh e irrituar për faktin se është e vetmja që ndalohet të hyjë në kopshtin zoologjik të Antwerp, ndërsa vizitorët e tjerë mund të vijnë sa herë të duan e të takojnë lirisht shimpazetë.

Pavarësisht vendimit të kopshtit zoologjik, kujdestarët e kopshtit i druhen faktit se Chita kurrë nuk do të jetë në gjendje të integrohet mirë me shimpanzetë e tjera.

Në vitin 2014, Drejtori i Qendrës për Studimin dhe Ruajtjen e Majmunëve, Stephen Ross dhe Hani Freedman kryen një studim i cili zbuloi se shimpanzetë e ndara nga nënat e tyre në një moshë të re dhe të rritur kryesisht nga njerëzit shfaqën “mangësi sociale” me shimpanzetë e tjera.

Burimi: Daily Mail

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA