18 vjeçarja nga Ferizaj rezulton të ketë ndërruar jetë si pasojë e politraumes, që nënkupton dy e më shumë dëmtime serioze në trup.
Kështu kanë rezultuar analizat e para të cilat janë përshkruar në certifikatën e autopsisë.
Këshilltarja e ministres së drejtësisë, Nazlie Bala ka treguar se edhe dyshimet e para janë se e ndjera ka vdekur rreth 24 orë para se të dërgohej në spital nga dy të dyshuarit.
Megjithëkëtë, Instituti i Mjekësisë Ligjore ende nuk i ka përfunduar analizat e tjera, për të dhënë pasqyrën e përgjithshme.
Lidhur me veprat penale të të dyshuarit kryesor, Dardan Krivaqa, Bala thotë se Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokurorial i Kosovës duhet t’i ndëshkojnë përgjegjësit që lanë në liri një person me 136 vepra penale.
Si rrjedhojë, ekzekutivi dhe shoqëria civile po e shohin të pashmangshëm vetingun në drejtësi, për çka ministria është në trajtim të koncept dokumentit.
Top Channel