Lagja pa rrugë të shtruara në Fier/ Pluhur dhe baltë gjatë gjithë vitit

25/08/2021 12:03

Rrugët e brendshme të lagjes Mbrostar Ferko në Fier janë në gjendje të amortizuar.

Pluhuri në vere dhe balta në dimër shoqërojnë banorët e kësaj lagjeje gjatë gjithë vitit. Rrugët janë të pa asfaltuara dhe një pjesë e tyre është me gropa.

Sipas banorëve, në këtë lagje me më shumë se 400 familje, gjatë këtyre 30 viteve nuk është bërë asnjë investim. Për herë të fundit, rrugët janë shtruar 60 vite me parë.

Banorët thonë se edhe investimi për kanalizimet e ujërave të bardha nuk është përfunduar. Megjithëse janë ankuar në bashki dhe prefekturë, rrugët e brendshme të lagjes ende nuk janë asfaltuar.

Top Channel