Kreu 74-vjeçar i mafias japoneze bëhet “Jakuza” i parë që dënohet me vdekje (fotot)

25/08/2021 16:46

Llogaritet se në Japoni ka rreth 24 grupe Jakuza, sipas policisë vendase. Kudo-kai përbëhet nga 280 anëtarë aktivë, dhe megjithse nuk është grupi më i madh, është nga më mizorët. Aktiviteti i tyre ka stil mafioz, duke detyruar pronarët e bizneseve vendore të paguajnë para për “mbrojtjen” e grupit.

Sot gjykata e distriktit të Fukuoka, në ishullin e Kyushu, dënoi me vdekje kreun e grupit të organizuar Kudo-kai, 74-vjeçarin Satoru Nomura, i dënuar për katër shkelje kriminale, mes të cilave një vrasje, raporton rrjeti vendas NHK .

Nomura bëhet kështu jakuza i parë që merr dënimin kapital.

Dhe në fakt kur prokurorët e Fukuoka kërkuan dënimin me vdekje, mediat vendase shpejt përmendën natyrën e paprecedentë të dënimit.

Nomura u gjykua për aktet e tij të viteve 1998 deri në 2014, kryesisht të presionit ndaj krerëve të industrisë së peshkimit në Kyushu në 1998.

Prokuroria tha se në një prej incidenteve ai urdhëroi vrasjen e policit që po hetonte grupin Kudo-kai, si dhe të infermieren që kishte trajtuar Nourën për një plagë.

Nomura u shpall i pafajshëm ndaj akuzave pasi sipas tij nuk kishte “prova direkte” për përfshirjen. Gjykatësi tha se Kudo-kai ka një disiplinë aq strikte saqë gangsterët e saj nuk mund të veprojnë pa aprovimin apo urdhërimin e liderëve. Avokati i Nomura dhe se do të apelojë dënimin e dhënë.

Një anëtar i dytë i grupit u dënua me burgim të përjetshëm ndërsa gjashtë anëtarë të Kudo-kai u arrestuan në 2014 për tentativë vrasje të një pronari restoranti. Pronarii restorantit kishte vendosur një njoftim para biznesit të tij ku ndalonte anëtarët e jakuza-s, por u godit me thikë prej tyre, edhe pse arriti të mbijetonte.

Para arrestimeve Kudo-kai përfshinte më shumë se 900 gangsterë profesionistë.

Në vitet 2009-2013, grupi është përfshirë në të paktën 50 incidente sulmesh fizike dhe zhvatjeje. Në një prej tyre anëtarët e grupit lëshuan një granatë në një klub nate, pronari i të cilit fliste kundër influencës së grupit kriminal në biznesin e bareve e restoranteve.

Dhjetra njerëz u plagosën në sulm.

Gjithsesi numri i klaneve jakuza në Japoni është reduktuar me kalimin e viteve. Policia beson se kjo ka ardhur si pasojë e presionit kundër krimit nga autoritetet dhe e ndërgjegjësimit të publikut.

Tashmë grupet e mëdha jakuza në Japoni kanë kryer tranzicionin në biznese të ligjshme kryesisht nga industria e bixhozit, e zbavitjes, shitja e drogave, seksit dhe kazinove, që më pas pastrohen në ndërtim.

FOTO GALERI
2/6
Arrestimi i bujshem i Satoru Nomura ne 2014

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA