Këto janë momentet qesharake kur një elefant xheloz sulmon një skulpturë gjigante në një park të botës së egër, kur e ngatërroi me një konkurrent për dashurinë e femrës.
Turistët panë elefantin mashkull që kërkonte për ushqim pranë pikës turistike të parkut Khao Yai në Tailandë.
Por teksa kërkonte, ai i afrohet dhe godet duke rrëzuar skulpturën e madhe me permasa realiste të një elefanti, pasi mbeti i habitur nga ngjashmëria me veten.
Elefanti shihej që i ngulte vështrimin punimit artistik para se ta rrëzonte duke e goditur në anë.
Një nga dhëmbet e modelit dëgjohet që thyhet teksa godet tokën.
Duke besuar se doli fitimtar ndaj skulpturës, elefanti largohet triumfator.
Zyrtari i parkut Ple Srichai tha se elefanti e ngatërroi skulpturën me një tjetër mashkull që mund të kërcënonte të drejtën e tij të çiftimit.
Ai shtoi: “M’u duk qesharake sesi elefanti i egër tentonte të sulmonte statujën. Elefantët meshkuj luftojnë për femrat prandaj nëse besonte se ishte një elefant i vërtetë ai duhet të tregonte dominimin e tij mbi të”.
Disa nga spektatorët lëshuan klithma kur mashkulli rrëzoi statujën, e cila u largua më pas për riparime nga zyrtarët e parkut.
Asnjë nuk raportohet se u lëndua në incident dhe zyrtarët thanë se po e transferojnë skulpturën në një tjetër pjesë të parkut, për të evituar të ndodhin sulme të ngjashme.
Rreth 2,000 elefantë besohet se jetojnë në xhunglat e Tailandës dhe një numër i ngjashëm në parqe të mbyllura të vendit.
Top Channel