Vrasja e 18-vjeçares nga Ferizaji, Marigona Osmani shokoi opinionin publik. Ditën e djeshme iu dha lamtumira e fundit, ndërsa mediat kosovare kanë zbuluar detaje rreth certifikatës së autopsisë që i është dorëzuar familjes.

Aty rezulton se 18-vjeçarja pësoi politraumë që ka të bëjë me thyerje të gjymtyrëve, një lloj dhune e përdorur që e ka shkaktuar edhe vdekjen e saj. Megjithatë, nga përfundimi i analizave laboratorike pritet të dalë raporti i autopsisë që tregon shkakun e saktë të vdekjes.

E reja u vra nga partneri i saj Dardan Krivaqa, i cili mendonte se 18-vjeçarja e tradhtonte me djalin e dajës së tij. Për pasojë, mbrëmjen e 22 gushtit, ai ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës e më pas e ka goditur fizikisht. Dhuna ka vazhduar gjatë 23 gushtit, kur në ndihmë të aktit makabër, Krivaqës i ka ardhur shoku i tij, Arbër Sejdiu. Dyshohet se pasi e ndjera ka ndërruar jetë, të dy e kanë marrë trupin e saj dhe e kanë lënë para spitalit të Ferizajt.

Ndaj Dardan Krivaqës u mor masa e sigurisë, paraburgim për një muaj, ndërkohë që Prokuroria vijon hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA