Bebja e kopertinës së famshme padit grupin muzikor ‘Nirvana’ për pornografi të miturish për foton e 1991 (fotot)

25/08/2021 15:29

Bebeja e njohur e kopertinës së albumit të grupit muzikor Nirvana, ka paditur grupin për pornografi fëmijësh për imazhin e vitit 1991.

Spencer Eldon, tashmë 30 vjeçar, thotë se grupi Nirvana dhe trashëgimtarët e kantautorit gjenial Kurt Cobain kanë “trafikuar” imazhin e tij të bebes së zhveshur, dhe kërkon $2.5milionë dëmshpërblim për shfrytëzimin.

Në padinë e depozituar në gjykatën federale të Los Angeles , Elden tha se prindërit e tij nuk kanë dhënë kurrë miratim të shkruar për foton dhe nuk janë paguar për këtë.

Por megjithë raportimet e vitit 2008 se fotografi Kirk Weddle ka paguar babanë e Elden $200 për foton, ai thotë se ‘identiteti i tij dhe emri ligjor janë tashmë të lidhura përgjithmonë me shfrytëzimin seksual që ka pësuar kur ishte bebe, i cili është shpërndarë e shitur në të gjithë botën.

Elden kërkon $150,000 dëmshpërblim nga secili prej 17 të paditurve, ku përfshihen shokët e grupit të Cobain, Dave Grohl e Krist Novoselic, ekzekutuesi i trashëgimisë së Cobain, dhe menaxhuesit e pronës së tij intelektuale Guy Oseary e Heather Parry.

Imazhi është marrë në vitin 1990 në qendrën e pishinave Pasadena, kur akuzuesi ishte katër muajsh.

Kopertina e famshme e albumit e zgjedhur nga vetë i ndjeri Kurt Cobain, tregon beben e zhveshur në ujë që zgjatet drejt një kartmonedhe 1-dollarëshe.

Në dokumentet e gjykatës të para nga rrjeti TMZ, grupi kishte premtuar se pamja e organeve gjenitale të bebes do të mbulohej, por kjo nuk ndodhi.

FOTO GALERI
1/8
Bebeja e njohur e kopertinës së albumit të grupit muzikor Nirvana, ka paditur grupin për pornografi fëmijësh

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA