Një vatër zjarri është ndezur mëngjesin e sotëm në Karaburun në afërsi të Kishës së Marmiroit.

Forcat e zjarrfikëseve dhe ADZM ndodhen në terren për shuarjen e zjarrit por dhe të ndalojnë të mos përparojë më tej, duke marrë përmasa.

Gadishulli i Karaburunit ishte nën pushtetin e flakëve, për më shumë se dy javë, në fillim të gushtit. Në terren u mobilizuan, qindra trupa të Forcave të Armatosura e forcave zjarrfikëse, specialistë të zonave të mbrojtura dhe emergjencave civile si dhe helikopterët çek e holande.

Zjarri rrezikoi dhe Parkun Kombëtar të Llogorasë, ndërkohë që u shkrumbuan qindra hektarë pyje.

FOTO GALERI
6/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA