Putin provokon Erdoganin? Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm
15 vjeçari Imad Khaled Saleh Hashash, ka vdekur dje nga një plagë plumbi në kokë gjatë një proteste të ashpër në tokat e pushtuara të Bregut Perëndimor, teksa vijon të rritet numri i fëmijëve palestinezë të vrarë nga Izraeli.
Vrasja e 15-vjeçarit ndodhi teksa forcat izraelite sulmuan një kamp refugjatësh në Nablus.
Ministria palestineze e mbrojtjes tha se Imad Khaled Saleh vdiq të martën pas plagës së plumbit të marrë në kampin e refugjatëve Balata.
Ushtria izraelite tha se kishte kryer operacionin e natës në kamp për kapjen e një “të dyshuari”.
“Gjatë misionit u përdorën plumba zjarri. Ushtarët qëlluan ndaj tarracave të ndërtesave pasi po qëlloheshin prej andej”, tha në një deklaratë ushtria.
Hamas, grupi palestinez që qeveris Rripin e Gazës lëshoi një deklaratë për zinë e vdekjes së Saleh. Grupi gjithashtu tha se vlerësonte rezistencën e palestinezëve në kampin e Balata që refuzuan forcat izraelite gjatë sulmit.
Ushtria izraelite tha se trazirat nisën gjatë operacionit, ku rezidentët lëshonin gurë nga ndërtesat drejt trupave izraelite.
“Gjatë trazirave një person u pikas me një objekt të madh në dorë, duke tentuar ta lëshonte mbi ushtarët poshtë ndërtesës. Një prej ushtarëve hapi zjarr dhe u krye goditja,” thuhej në deklaratën e ushtrisë, pa komentuar mbi vdekjen e adoleshentit.
Dhuna fatale ndaj palestinezëve është e zakonshme në Bregun Perëndimor, territori palestinez që Izraeli ka pushtuar prej vitit 1967.
Në fillim të muajit katër të rinj palestinezë u vranë nga ushtarët izraelitë në kampin relativisht të qetë të refugjatëve në Xhenin.
Dhuna ka ardhur në rritje teksa armëpushimi i ndërmjetësuar nga Egjipti po përkeqësohet. Dje Egjipti njoftoi mbylljen e pikës kufitare me Gazën, duke cituar si arsye veshtirësitë me bisedimet e armëpushimit.
Top Channel