Pas arrestimit të Dardan Krivaqes si i dyshuar për vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmani, ka reaguar Kastriot Krivaqa, i cili ka kërkuar dënim për vëllain e tij.

Përmes një statusi në Facebook, Kastrioti fillimisht ka ngushëlluar familjarët dhe të gjithë qytetarët e Ferizajt për vrasjen e Marigonës, teksa ka thënë se vëllai i tij i dyshuar për vrasje, i ka sjellë shpesh probleme.

Ndaj ka kërkuar nga drejtësia që t’i japë të vëllait dënimin e merituar.

Pas dy ditësh në arrati, Dardan Krivaqa është arrestuar sot nga Policia e Kosovës. Në pranga është vënë edhe Arbër Sejdiu, i cili sipas autoriteteve ka qenë gjithë kohës i pranishëm dhe ka marrë pjesë në dhunimin e Marigona Osmanit.

Ky është postimi i tij:

Prindër, Miq, Farefis dhe Qytetar te Ferizajit:

Pranoni ngushëllimet me të sinqerta që burojn thelle nga shpirti im, me shpresë dhe ndihmen e Allahut ta perballojm ket TRAGJEDI.

Ky Krim Makaber qe e beri “vellai im” na la pa asnjë fjal të gjitheve. Vertet jemi të Traumatizuar dhe te prekur, e mbi te gjitha  ai më Krimin e bëri, Njollosi dhe Lendoi tër Familjen tone.

Gjate tër jetes na ka sjelle Probleme dhe Telashe të pa parapara, por asnjeher nuk na ka degju dhe perfille keshillat tona.

Une si vella i Madh jam perkujdesur per Familje qysh ne mosh shume te re nga se heret kam mbet pa Baba, por jam mundu qe “vellaun” ta keshilloj dhe Ndihmoj, por ai asnjeher nuk ka degjuar askend.

Me rastim e Kapjes dhe Arrestimit te tij nga Policia e Kosoves, si dhe ndihmeses qe bene Qytetaret, Une i pergezoj dhe shpresoj se Ligji do t’ja  shqiptoj Denimin Meritor, si dhe shpresoj qe ky Krim Makaber do te Mobilizon  te gjithe Neve per te i evitu Krimet, dhe te luftojm per Mireqenien e Femijeve tane.

Ne veçanti edhe njiher i shprehi ngushellime Familjes Osmani. Zoti ju dhasht force dhe gajret.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA