“Kishte frikë nga “Black Hawk Down”, Biden urdhëroi trupat të mos dilnin nga aeroporti!

24/08/2021 16:20

Joe Biden u kishte thënë krerëve ushtarake se ngurronte t`i jepte OK-in zhvendosjes së trupave amerikane jashtë perimetrit të aeroportit të Kabulit nga frika e përsëritjes së ndonjë tragjedie të tipit “Black Hawk Down”.

Në një video konferencë javën e kaluar, sipas mediave britanike, Biden kishte bërë komente negative mbi shpejtësinë me të cilën ra qeveria afgane dhe u tha komandantëve të tij se donte që të fokusoheshin tek garantimi i sigurisë së aeroportit. Gjatë episodit tragjik të luftës civile në Somali në 1993, 18 ushtarë amerikane dhe dy ushtarë të Kombeve të Bashkuara u vranë pasi dy helikopterë Black Hawk me të cilët udhëtonin, u qëlluan e u rrëzuan nga rebelët.

Përpjekjes së Shteteve të Bashkuara dhe vendeve aleate për të tërhequr shtetasit e tyre dhe ndihmësit afganë në aeroportin e kontrolluar nga Shtetet e Bashkuara në Kabul dhe jashtë Afganistanit mund të jetë duke i mbaruar koha.

Ka mbetur vetëm më shumë se një javë nga afati i 31 gushtit për tërheqjen ushtarake nga Afganistani e dhjetëra mijëra qytetarë perëndimorë dhe afganë që mbështetën përpjekjet amerikane, janë zhvendosur drejt Aeroportit Ndërkombëtar Hamid Karzai me shpresën se do të kalojnë përmes portave të tij, por në shumicën e rasteve ka qenë e vështirë, në mos e pamundur të kaloheshin pikat e kontrollit të talebanëve që rrethojnë perimetrin e aeroportit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA