Gratë indiane zbresin me litarë në pusin 18m të thellë për ujin e familjes (fotot)

24/08/2021 20:40
Sunita Pardhi vjen ne pus me te birin

Gjatë muajve të verës, gratë e fshatit Nashik në krahinën indiane të Maharashtra zbresin me litarë në fund të pusit dhe presin me orë të tëra që uji të kullojë në fund.

Dy vjet më parë Leela Pardhi ishte duke zbritur në pusin 18 metra të thellë për të marrë ujë, kur rrëshkiti nga litari që e mbante, duke u lënduar rëndë në këmbë e ije. Dhimbjet e saj vijojnë edhe sot.

Zbritja e rrezikshme ishte e vetmja rrugë për 29-vjeçaren që ajo të sillte ujë në familje, në shtetin perëndimor indian të Maharashtra.

“Falenderoj Zotin që rashë vetëm nga thellë pusit dhe jo prej fillimit. Mund të mos kisha mbijetuar,” thotë Leela për rrjetin informativ të Katarit, Al Jazeera.

Ajo u detyrua të vizitohej tek doktori, çka i shkaktoi humbje të konsiderueshme familjes së saj që jeton me vetëm 50,000 rupe ($700) në vit.

Dy vjet më vonë, megjithë rreziqet, vjehrra e Leelas, Jaibai dhe bija 12-vjecare Varsha, duhet të zbresin përsëri në pus me litarë për të sjellë ujë në familje.

Familja e Leela përbëhet nga bashkëshorti 30-vjecar Sanjay, që është fermer, dy bijat e tyre 12 e 8 vjeçare, dhe njerëzit e burrit.

Çdo vit për rreth pesë muaj të verës, gratë e kastës së ulët Thakur në Maharashtra, zbresin me litarë në këtë pus dhe presin me orë të tëra në fund të tij, që ujë të rrjedhë në enët e tyre.

Gra e vajza te Bardechi Wadi ne shtetin indian te Maharashtra

Në komunitetet e thata Bardechi Wadi, marrja e ujit konsiderohet si detyrë e gruas, një barrë që dëmton shëndetin dhe statusin e tyre shoqëror, duke i lënë të ekspozuara ndaj shfrytëzimit sistemik.

 ‘Gratë flejnë një ose dy orë’

Detyra e rëndë kërkon orë të tëra dhe bëhet kryesisht natën, kur gratë mbledhin ujin me kupa të vogla.

Nganjëherë atyre u duhet të presin deri në gjashtë orë për sasinë ditore të ujit të familjes.

“Në verë flej vetëm disa orë pas darke dhe duhet të vij këtu te pusi rreth orës 22.00,” thotë 30-vjeçarja Sunita Pardhi.

“Vij bashkë me fqinjen time dhe njëra mban fenerin dhe ngre lart kovat, ndërsa tjetra zbret poshtë. në verë të gjitha gratë e fshatit flenë vetëm një ose dy orë në ditë”, thotë ajo.

Nxënësja 16-vjeçare Puja Pardhi gjithashtu duhet të kalojë disa orë duke mbushur ujë për familjen e saj prej tetë personash.

“Por kjo nuk do të thotë se ka kursehen punët e tjera të shtëpisë. Duhet të bëjmë edhe ato,” thotë ajo për Al Jazeera.

Mbushja e ujit konsiderohet punë turpëruese për burrat.

“Burrat besojnë se mbushja e ujit është punë për gratë. Nëse një burrë shihet duke mbajtur poçet njerëzit qeshin me të dhe e pyesin nëse e ka dënuar gruaja për ndonjë gabim që ka bërë”, thotë fshatari Nivrutti Pardhi, i cili është përpjekur të gjejë një zgjidhje për mangësitë e ujit.

Bujqësia janë preokupimet e rezidentëve të fshatit, të cilët presin sezonin e shirave për ujitje dhe kultivimin e të mbjellave të tyre që janë orizi ose thekra.

Të mbjellat mund të ushqejnë familjet e tyre, por fshatarët nuk kanë para për farëra të tjera. Pas të korrave ata dalin në fshatra të tjera apo qytete për të punuar si punëtorë.

Rezidentët thonë se mungesa e ujit rrezikon jetën e grave të tyre, dhe vjen nga menaxhimi i keq i ujit dhe paaftësia e politikanëve.

FOTO GALERI
2/5
Puja Pardhi zbret ne pus gjate veres

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA