Mëngjesi i kësaj të marte ka nisur me një aksident tragjik të ndodhur në aksin Shkodër-Velipojë.

Si pasojë e përplasjes së një automjeti tip benz me një motokorrëse ka humbur jetën një 16 vjeçar, i cili drejtonte mjetin e bujqësisë.

Aksidenti fatal është shënuar në orët e para të mëngjesit, ndërsa policia njofton se dyshohet të ketë ndodhur për shkak të kushteve atmosferike dhe mungesës së fushëpamjes.

Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit tip benz, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24 08.2021, rreth orës 06:00, në aksin rrugor Shkodër –Velipojë, në vendin e quajtur “Trush i Poshtëm”, shtetasi L. L., banues në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me një mjet buqësor (motokorrëse) që po dilte nga një rrugë dytësore për në rrugën kryesore dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motokorrëses shtetasi O.G. 16 vjeç, banues në fshatin Trush.

Shtetasi L.L., është shoqëruar në ambjetet e DVP Shkoder për veprime te mëtejshme

Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të kushteve atmosferike (mungesës së fushëpamjes si pasojë e mjegullës)

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

FOTO GALERI
4/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA