“Luajtja bixhoz me marrëdhëniet me aleatët nuk i bën nder Kosovës”, Presidentja Osmani ashpërson gjuhën ndaj Kurtit: Asnjëherë s’i kam kuptuar talljet ndaj partnerëve
21/11 12:00
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, po e konsideron rast tejet të rëndë vrasjen barbare të 18-vjeçares Marigona Osmani, nga dy të dyshuar tashmë të arrestuar.
Sipas Ibishit, Kodi Penal parasheh që dorasit mund të dënohen deri në burgim të përjetshëm, për vepra të tilla krimi.
“Çështja tjetër është se kjo vepër penale, në Kodin Penal është e përshkruar “Privimi i jetës nga motive dinake apo mizore” pra janë 12 raste sipas mënyrës së kryerjes së veprës. Për vepra penale kundër jetës dhe trupit në Kodin Penal parashihet dënimi jo më pak se 10 vjet deri te dënim i përjetshëm”.
Top Channel