Rreth 100 persona çdo ditë paraqiten në qendrat shëndetësore në Elbasan për të marrë ndihmën mjekësore të prekur nga virozat e stinës.

Kryesisht të moshuar e fëmijë janë më të prekurit ndërsa mjekët këshillojnë përdorimin e sa më shumë lëngjeve dhe ushqimeve të freskëta dhe mosekspozimin ne diell në oraret e pikut.

Por dita ditës edhe numri i të prekurve me Covid 19 po vjen në rritje. Mjekët vërejnë me shqetësim ngatërrimin e simptomave të Covid me ato të virozave të stinës, ç’ka bën që të prekurit të marrin shumë vonë ndihmën mjekësore të domosdoshme kundër Covid. Mjekët bëjnë apel përkujdes dhe këshillim me specialistin për çdo simptomë të mundshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA