Pamjet/ Tym e flakë në një lokal në Elbasan, mbetet e paqartë si u përfshi nga zjarri

22/08/2021 17:30

Një lokal është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:10 në fshatin Vidhas, në lokalin e një 61-vjeçari të identifikuar me inicialet G.Ll.

Top Channel ka siguruar pamjet, ku duket se i gjithë lokali është mbuluar nga tymi. Forcat e policisë dhe të zjarrfikëses kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Nuk raportohet për dëme në njerëz, ndërsa mbetet e paqartë arsyeja e zjarrit në lokal.

“Më datë 22.08.2021.,rreth orës 13:10, në fshatin Vidhas, Elbasan,  në lokalin e shtetasit G.Ll.,  61 vjeç, ka rënë zjarr. Forcat e Policisë dhe të zjarrfikses kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Nga zjarri nuk ka dëme në njerëz. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel