Identifikohen turistët e mbytur në Spille/Pushonin prej 6 vitesh në bregdetin shqiptar (Emrat+Fotot)
22/08/2021 13:32
Dy turistët nga Maqedonia e Veriut, të cilët prej 6 vitesh kishin zgjedhur plazhin e Spillesë për të pushuar janë identifikuar.
Burime për Top Channel thanë se ata janë Riste Damkovski 77 vjeç dhe Cvetko Mitanonovki, 79-vjeç, dy shokë të ngushtë nga Bitola që kishin ardhur bashkë me një grup prej 52 personash për të shijuar bregdetin shqiptar.
Pasi kishin konsumuar drekën, 3 prej tyre ata u futën në det, por vetëm njëri arriti të dilte gjallë.
Njëri prej viktimave, 79-vjeçari Cvetko Mitanonovki vuante nga smundje të zemrës.
Për tre pushuesit kjo ishte dita e 4 që qëndronin në Spille.
Top Channel