Kjo është makina në të cilën u gjet i vrarë 25-vjeçari në aksin Vlorë-Babicë.

I riu, ende i paidentifikuar, u gjend pa shenja jete brenda automjetit të tij.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se i riu drejtonte një makinë tip ‘Fiat punto’ me targa TR 3437 R, që ishte në pronësi të një femre.

Sipas policisë i riu ka marrë tre plumba në kokë dhe ishte i ulur në anën e shoferit.

Këto janë detajet e para të mësuari deri më tani ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel