Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë, tymi mbulon qytetin, zjarrfikësit në luftë me flakët SHÇBA ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në Tiranë dhe deri më tani janë vënë nën pranga 5 persona, mes tyre një punonjës policie.
Ky rrjet i shpërndarjes së kokainës në kryeqytet dyshohet se drejtohej nga një efektiv i RENEA-s, i cili në bashkëpunim me 4 të rinj drejtonin rrjetin e shpërndarjes së drogës.
Grupi vepronte kryesisht në zonën e njohur si “Parku i autobusëve”, Kombinatit, Misto Mame, Yzberisht dhe Qytet te Nxënësve.
Aktualisht po vazhdojnë kontrollet e banesave të personave të implikuar, ndërsa policia ka sekuestruar lëndë narkotike të dyshuara si kokainë dhe kanabis, para dhe armë.
Njoftimi i plotë:
Në vijim të një procedimi proaktiv nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës dhe me mbeshtetjen e operacionale te DVP Tirane, është finalizuar operacioni për goditjen e një rrjeti të shpërndarjes së kokainës në qytetin e Tiranës, i cili dyshohet se drejtohej nga një punonjës policie i forcave speciale.
Aktualisht janë të shoqëruar në kushte flagrance me provat materiale (kokainë dhe hashash) 5 shtetas:
Ata janë:
– R.L., 27 vjeç, punonjës policie pranë repartit special RENEA;
– J.L., 30 vjeç;
– G.H., 26 vjeç;
– G.S., 27 vjeç;
– E.S., 26 vjeç.
Aktualisht po vazhdojnë kontrollet e banesave të personave të implikuar.
Grupi vepronte kryesisht në zonën e njohur si “Parku i autobusave”, Kombinatit, Misto Mame, Yzberisht dhe Qytet te Nxenesve.
Janë sekuestruar lëndë narkotike të dyshuara si kokainë dhe kanabis, para dhe armë.
Operacioni është në vijim e sipër dhe në përfundim të veprimeve do të ketë një njoftim për media.
SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.
Top Channel