Përplasen 3 makina në aksin e vjetër Mamurras- Thumanë/ Plagosen tre persona, nisen për mjekim te Trauma

21/08/2021 21:03
Ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në në aksin e vjetër Mamurras- Thumanë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Adriatikut”.

Policia njofton se në aksident janë përfshirë 3 automjete dhe si pasojë janë plagosur 3 persona, të cilët janë dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë dhe ndodhën nën kujdesin mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

“Në aksin e vjetër Mamurras- Thumanë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Adriatikut”, janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete, ku si pasojë kanë marrë dëmtime 3 shtetas, të cilët janë dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë dhe ndodhën nën kujdesin mjekësor, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Top Channel