Miqësorja Tirana-Erzeni/ Ekipi i kryeqytetit mbyll stërvitjen 4 javore në Pogradec

21/08/2021 16:19

Tirana mbyll fazën përgatitore 4 javore në Pogradec me ndeshjen miqësore me Erzenin. Një nga shumë ndeshjet e kontrollit që zhvilluan bardheblutë në këto ditë grumbullimi.

Erzeni nën drejtimin e ish-trajnerit të Tiranës Nevil Dede, pretendon të ketë një sezon të mbarë me synimin e vetëm kualifikimin për në Superiore. Sa i përket rezultatit sportiv gjithçka u mbyll në barazim 1-1.

I kënaqur me këtë fazë përgatitore trajneri Orges Shehi shprehet se janë gati për sezonin e ri.

Sa i përket merkatos, Shehi pretendon për një tjetër përforcim ndërkohë që i druhet edhe largimit të ndonjë elementi si Celhaka apo Ismailgeci.

Ndërsa Dede, për herë të parë përball bardhebluve që nga ajo ndarje jo e mirë shprehet:

Më tej Dede na tregon diçka rreth kësaj aventure të re që ka nisur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA