Daniel Craig - Me sa duket James Bond pëlqen të luajë 'Halo' dhe 'Guitar Hero'

Premiera botërore e filmit më të fundit të sagës së James Bond, ‘No Time To Die’ e ka më në fund një datë! Adhuruesit e aventurave të agjentit më të famshëm të botës morën frymë lirisht kur mësuan se ajo do të mbahet në Royal Albert Hall të Londrës në 28 shtator.

Aktori Daniel Craig do të jetë në tapetin e kuq në krah të producentëve Michael G Wilson e Barbara Broccoli, si dhe regjisorit Cary Joji Fukunaga.

Filmi i 25-të Bond është ndër më të priturit e këtij viti. Ai duhet të kishte mbushur sallat e kinemave që në 2020-tën, por ka pasur vonesa të mëdha e madje edhe ndërprerje të xhirimeve që kur nisi të formësohej në 2016-tën.

Kjo është dhe hera e fundit kur do ta shohim Danile Craig në rolin e 007-tës. Aktori britanik 53 vjecar do të ketë edhe këtë radhë në krah të tij francezen joshëse Léa Seydoux, që kthehet si Madeleine Swann. Personazhin negative i filmit, Safin, vjen nën interpretmin e Rami Malek, ndërsa Ana De Armas do të jetë në rolin e Palomës, një agjente e CIA-s që asiston Bondin në misionin e tij të fundit.

Me një kosto prej 200 milionë paund, ky është filmi më i shtrenjtë Bond i realizuar ndonjëherë, duke kapërcyer dhe Spectre me 182 milionë dhe Skyfall me 138.

Top Channel