‘Ha, merr dhe ik…’, kështu bën biznes një familje fermerësh në Drashovicë të Vlorës. Ata i shesin frutat direkt në pemë.

Kush merr rrugën e vështirë drejt Drashovicës buzë lumit të Vlorës, lodhjen e kompenson me kënaqësinë e vjeljes së  pjeshkëve, rrushit, shalqirit apo perimeve direkt në pemëtore apo fushë.

Vetë i zoti Artur Gegaj nuk të pret. Edhe nëna e tij që kujdeset për parcelat largohet për t’ua lënë njerëzve ta shijojnë këtë eksperiencë të plotë. Çelësin e gjejnë te dera dhe paratë i lënë po aty.

Të shumtë janë ata banorë jo vetëm nga Vlora, por dhe nga rrethet që vijnë këtu, pasi i pëlqejnë t’i vjelin vetë si frutat dhe zarzavatet dhe në fund paguajnë në mirëbesim atë që kanë marrë.

Top Channel