Manchester City kthehet me prepotencë te fitorja pas tri humbjeve radhazi në ndeshjet zyrtare: kundër Chelsea-t në finalen e Championsit, ndaj Leicester City-t në Community Shield dhe në ndeshjen e parë të Premier League-s përballë Tottenhamit, të tria me të njëjtin rezultat 1-0.

Slkuadra e Pep Guardiolës “trullosi” 5-0 Norwichin në “Etihad”, ku të pranishmit u dëfryen nga një festival golash që nisi që në minutën e 7-të me autogolin e portierit holandez, Tim Krul. Dominimi i gjithanshëm i Citizens u reflektua me golin e dytë të realizuar nga Jack Grealish, i cili festoi të parin finalizim me “Blue Sky”, për të vijuar më pas me golat e Laporte, Sterling e Marhez në fraksionin e dytë.

Në sfidat e tjera, Aston Villa triumfoi 2-0 ndaj Newcastle, Leeds – Everton përfundoi 2-2, ndërsa në përballjen Crystal Palace – Brendtford nuk pati gola.

Top Channel