Një aksident është shënuar këtë të shtunë në aksin rrugor Fier-Seman, në afërsi të fshatit Çlirim.

Mësohet se një mjet tip ‘toyota’ me targa ‘AA848OY’ ka përplasur një 58-vjeçar i cili po lëvizte me biçikletë.

Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur shtetasi Zylal Shpata.

Shpata është transportuar me urgjencë për në spitalin rajonal të Fierit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 09:40, në aksin rrugor Fier-Seman, në fshatin Fermë, automjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin I. H., është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga shtetasi B. Sh., 58 vjeç, ku për pasojë është dëmtuar drejtuesi i bicikletës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel