Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të shtune në bypass-in e Fierit.

Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën e për pasojë kanë dalë nga rruga. Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur lehtë 3 pasagjerë, të cilët po marrin ndihmën mjekësore në Spitalin e Fierit dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Sot rreth orës 08:45, në bypass_in e Fierit, në vendin e quajtur “Pojan”, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin E. T., është përplasur me automjetin tip “Nisan” me drejtues shtetasin I. T, ku për pasojë të dy automjetet kanë dalë nga rruga dhe janë dëmtuar lehtë 3 pasagjerë të cilët po marin ndihmën mjekësore në Spitalin Fier pa probleme për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel