Talibanët në Afganistan janë përpjekur shumë që shfaqin në fasadë të moderuar, që prej marshimit triumfues në Kabul në fund të javës që shkoi, pas braktisjes së vendit nga presidenti amerikan Joe Biden, shkruante sot britanikja DailyMail.
Por në pamje të publikuara sot në ditën e pavarësisë së Afganistanit, shihej që militantët rrihnin njerëz që mbanin flamurin kombëtar dhe raportimet flasin për ekzekutime të qytetarëve të etnisë Hazara në provincën Ghazni.
Në pamje e rënda të shpërndara në rrjet shiheshin militantët që rrihnin një afgan me biçikletë që mbante flamurin kombëtar në krahë, dhe në të tjera shihej një person që ngjante me Gjeneral Haji Mullah Achakzai, ish-kreu i sigurisë së provincës Badghis që goditej me bresheri plumbash.
Në një tjetër video një luftëtar taliban sulmonte me qytën e automatikut një afgan që mbante flamur kombëtar për Ditën e Pavarasisë.
Militanti e godet burrin në kokë më fundin e pushkës së tij dhe më pas e kërcënon me grykën e armës. Burri i pambrojtur ngre duart për të evituar goditjet.
Në një dokument të OKB që doli sot në media thuhej se udhëheqësit e rinj po kërcënojnë të vrasin ose arrestojnë anëtarët e familjeve të zyrtarëve që nuk dorëzohen te talibanët.
Dosja ishte depozituar në OKB nga Qendra Norvegjeze e Analizës Globale.
Top Channel