Rekord rastesh të reja me COVID-19 në Kosovë, 4 të vdekur dhe 2250 infektime në 24 orë

20/08/2021 15:32

Sërish është regjistruar rekord rastesh të reja me Covid-19 në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 2,250 raste të reja me koronavirus, që është shifra më e lartë e infektimeve ditore që është regjistruar në Kosovë.

Autoritetet shëndetësore njoftojnë se gjatë 24 orëve janë regjistruar 4 humbje jete si pasojë e koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë njofton se 154 janë shëruar nga virusi. Ndërkaq, grupmosha me më së shumti raste të reja është ajo 20-29 vjeç me 543 raste, pasuar nga 30-39 vjeç me 476 raste.

Prej 13 marsit 2020 deri më 20 gusht 2021, Kosova ka regjistruar 125.348 me koronavirus, ku 2.307 persona kanë humbur jetën. Raste aktive janë 16.341.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA