Një oficere burgu është larguar nga puna pasi dolën pamjet e saj duke puthur një të dënuar në qelinë e tij në Skoci.

Sipas mediave të huaja, pamjet tronditëse tregojnë Kevin Hogg, një burrë i burgosur në HMP Addiewell në West Lothian, i cili u puth me gardianen.

Ajo nuk kishte në dijeni se ishte duke u filmuar dhe ka dhënë dorëheqjen pasi pamjet e kamerave të fshehta u publikuan.

Në pamje, Hogg, i cili po vuante tre vitesh për kundërvajtje në rrugë, shihet duke vendosur një kamerë të fshehur në një celular të ndaluar në qelinë e tij.

Ai shihet duke pirë ujë para se të hapet dera e qelisë dhe të shfaqet vajza.

Hogg pastaj tërheq gardianen nga krahu për një puthje, e cila zgjat disa sekonda dhe dyshja më pas shihen duke folur me njëri-tjetrin.

Shefat e burgjeve kanë thirrur autoritetet për të hetuar pamjet, të cilat kuptohet se janë filmuar javë më parë.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel