Këngëtarja Britney Spears ka postuar disa foto topless së fundmi në llogarinë e saj në Instagram. Shumë fansa, megjithëse mbështesin postimet e mëparshme të këngëtares, u shqetësuan me postimet e përsëritura topless, duke besuar se imazhet nuk po postohen nga vetë Britney.

“Para se t’ju tregoj më shumë fotografi të trupit tim … Unë dua që ju të kuptoni mendimet e mia rreth ekspozimit të lëkurës time “, shkroi Spears. “Sipas mendimit tim është shumë i gabuar mendimi që ccdo grua që është ‘hot’ duhet të mbulohet…!
Unë kam lindur në këtë botë lakuriq dhe sinqerisht ndiej se pesha e botës ka qenë mbi supet e mia dhe kjo më ka bërë ta shikoj veten në atë mënyrë!”
 
“Doja ta shihja veten në një mënyrë më të lehtë … e zhveshur … si mënyra se si kam lindur dhe për mua kur shokoj këto fotografi pasi i bëj, më bëjnë të shoh veten në atë formë të pastër. Dhimbja, lëndimi, lotët nuk janë më aty. Unë jam një grua …. një grua e bukur … e ndjeshme që ka nevojë të shikojë veten në formën time më të pastër”. 

Spears aktualisht është e angazhuar në një betejë për t’i dhënë fund kujdestarisë prej më shumë se një dekadë që u krijua pas shqetësimeve për shëndetin e saj mendor.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA