Arsenali blindon portën me anglezin Aron Ramsdale. “Topçinjtë” kanë shpenzuar 28 milionë euro për të marrë gardianin 23-vjeçar nga Sheffield United, ndërsa vetë Ramsdale ka nënshkruar për 6 sezone me klubin londinez.

Portieri i talentuar luajti sezonin e plotë me Sheffield United dhe tregoi një formë të jashtëzakonshme, pavarësisht se skuadra ra nga Premier League, ndërsa në verë mori një ftesë edhe nga Southgate për të përfaqësuar Anglinë në Euro 2020.

Aktualisht katërkëndëshi i Arsenalit mbrohet nga gjermani 29-vjeçar Bernd Leno, i cili ka treguar një formë të mirë, megjithatë londinezët kanë tani në dispozicion një tjetër portier cilësor, për të shtuar konkurrencën në organikën në dispozicion të Mikel Artetës.

Top Channel