“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”, takimet e Sekretarit të Përgjithshëm të KiE me zyrtarët e lartë në Tiranë para se t’i shkruante Epsteinit Afganët të cilët do të strehohen në Berat duket se do të jenë më fatlumët pasi ata do të akomodohen në një hotel me 5 yje në qendër të qytetit.
Struktura akomoduese është gati dhe krahas strehimit, refugjatëve pritet t’u ofrohet ndihmë edhe psikologjike dhe sociale ndërsa një ambient i posaçëm parashikohet për kryerjen e vizitave mjekësore dhe tamponeve të shpejtë.
“Mendimi im është të mos lëvizin nëpër qytet, se nuk i njohim, të rrinë sipas rregullave”, tha banori.
“Po qeveria normalisht që i kontrollon, nuk ia do të keqen popullit”, tha banorja.
”Po pse mos të vijnë ne kur patëm nevojë na ndihmuan shtetet e tjera”, tha banori.
“S’jam as pro as kundër, të na plotësojnë kushtet ne një herë”, tha banori.
Procesi i strehimit të afganëve po shoqërohet me mungesë informacioni si nga pushteti qendror ashtu dhe ai lokal si për numrin e tyre, kohën e qëndrimit, moshën, gjininë apo shkollimin e tyre.
Jo zyrtarisht bëhet me dije se qyteti i një mbi një dritareve do të jetë shtëpia e përkohshme për rreth 200 familje afgane ku mes tyre do ketë edhe fëmijë, por është ende e paqartë nëse ato do mund të lëvizin lirshëm në qytet apo jeta e tyre e re do jetë e kufizuar vetëm brenda strukturës akomoduese.
Top Channel