Afganët, strehim dhe në Berat/ Do vendosen në një nga hotelet e qytetit

20/08/2021 15:09

Tirana, Durrësi dhe Berati janë tre qytetet ku janë ngritur strukturat akomoduese për pritjen e afganëve.

Bashkia e Beratit ka marrë të gjitha masat për të pritur të gjithë afganët që do të mbërrijnë së shpejti në Shqipëri.

Ata do të strehohen në një hotel në këtë qytet. Top Channel mëson se në Berat kapaciteti i këtij hoteli është 180 dhoma.

Jo zyrtarisht mësohet se në këtë hotel do të strehohen rreth 200 familje afgane.

Zyrtarisht as nga pushteti lokal dhe as qendror nuk është dhënë numri i saktë i afganëve që do të vijnë në Shqipëri.

Top Channel