Imazhet nga ajri tregojnë trafikun e rënduar në rrugët e Kabulit, teksa mijëra qytetarë dhe shtetas të huaj përpiqen të shkojnë në aeroport për t’u larguar nga Afganistani.
Nga aeroporti “Hamid Karzai” vijnë skena gjithnjë e më të rënda, teksa fëmijët dhe gratë kalojnë telat me gjemba për të hyrë në aeroport. Qytetarë të tjerë rrezikuan më tej duke u kapur në krahët e aeroportit. Disa prej tyre shpëtuan për mrekulli, ndërsa të tjerë nuk ia dolën dot “në misionin e vështirë”.
Luftëtarët talebanë të armatosur qëndrojnë jashtë murit rrethues të aeroportit, ndërsa nuk kanë munguar të shtënat e të plagosurit.
Një gazetar tha se shihte luftëtarët talebanë gjithashtu duke përdorur shkopinj dhe litarë për të goditur civilët, raporton BBC.
Shtetet perëndimore vazhdojnë evakuimin e shtetasve dhe afganëve që punuan për ta. Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, në një konferencë për shtyp tha se aktualisht janë 6.000 njerëz në aeroportin e Kabulit të cilët po presin të hipin në aeroplanë për të ikur jashtë vendit.
Top Channel