Peshkopi i lartë brazilian dorqëhiqet pas publikimit në internet të videos së masturbimit (fotot)

19/08/2021 16:27

Një peshkop është dorëhequr dje në Brazil, disa ditë pas publikimit në rrjet të një videoje ku ai duket se masturbohet.

Papa Françesku ka pranuar dorëheqjen e Peshkopit Tomé Ferreira da Silva, i cili drejtonte dioqezën e shtetit të Sao Paulo, Sao Jose do Rio Preto.

Në moshën 60 vjeçare, Ferreira ishte vetëm 15 larg moshës normale të pensionit për priftërinjtë. Por prej vitit 2015 ai ishte hetuar nga Vatikani për akuza të tjera duke përfshirë dhe ato të mosveprimit për abuzimet seksuale në dioqezën e tij.

Vetë Vatikani dhe konferenca e dioqezave braziliane njoftuan dorëheqjen e peshkopit por nuk dhanë detaje për arsyen. Ato as nuk i janë përgjigjur interesit të mediave për çështjen.

Personi që shihet në videon në fjalë ka pamje të ngashme me Ferreira, dhe rrjeti lokal Diario da Regiao raportonte se në një intervistë të shkurtër Ferreira kishte konfirmuar se ishte imazhi i tij, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Rrjeti brazilian Globo raportonte në 2018 se Vatikani ka hetuar dioqezën e Sao Jose do Rio Preto dhe Ferreira për injorim të raportimeve për abuzime seksuale dhe këmbim të mesazheve seksuale me një adoleshent.

Edhe asokohe ai citonte arsye personale për dorëheqjen nga dioqeza e Ribeirao Preto, duke mbetur peshkop në Sao Jose do Rio Preto.

Në 2015, ai është akuzuar se i kishte dhënë një sasi parash të Kishës shoferit të tij, me të cilin kishte lidhje intime.

Shpesh Vatikanit i duhet vite për të hetuar dhe sanksionuar një peshkop, por në këtë rast duhet se sjellja ka qenë e përsëritur dhe rënia e peshkopit erdhi disa ditë pas publikimit të videos.

FOTO GALERI
2/3
Personi që shihet në videon në fjalë ka pamje të ngashme me Ferreira

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA