Foto/Avionët ushtarak amerikan xhiro mbi Kabul, s’ulen dot

19/08/2021 23:20

Në aeroportin Hamit Karzai në Kabul ulen vetëm avionët ushtarak.

Prej 40 minutash një avion amerikan KC 10 Extender (MOJO89) ka bërë disa rotullime mbi qiellin e Kabulit në pamundësi ulje. Edhe avioni tjetër Globemaster lll (MOOSE 43) po rrotullohet mbi aeroport por është në pamundësi për tu ulur.

Në pistën e këtij aeroporti ndodhet vetëm avioni U.S. Air Force C17. Ndërkohë me mijëra afganë vijojnë të qëndrojnë në perimetrin e aeroporit ndërkohë që mungojnë herë pas here të shtënat nga armët e talebanëve.

Që prej të dielës SHBA ka mundur të evakuojë 8.000 persona.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel