Mbrëmë ka përfunduar periudha e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, megjithatë ende nuk dihet numri i atyre që kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet lokale që do të mbahen në Kosovë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për KosovaPress, se më 18 gusht është përmbyllur periudha e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës.

“Aktualisht, shërbimi votues i KQZ-së është duke bërë futjen e të dhënave në sistem dhe regjistrimin e të gjitha aplikimeve. Pas kësaj, do të kemi një raport të detajuar se sa është numri i aplikimeve dhe sa prej tyre janë aprovuar e sa janë refuzuar për shkak se nuk kanë plotësuar kriteret ligjore. Sapo të kemi këto të dhëna, ne do t’i bëjmë publike”, ka thënë ai.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA