Zbulohen tre krijesa të reja, ekspertët: Kanë pësuar një evolucion të frikshëm!

18/08/2021 12:34

Tre specie të reja gjitarësh të hershëm kanë zbuluar shkencëtarët në Wyoming të Shteteve të Bashkuara.

Një analizë e fosileve tregoi se këto krijesa evoluan me një shpejtësi befasuese pas zhdukjes së dinozaurëve rreth 66 milionë vjet më parë. Gjitarët parahistorikë, që dalin në dritë vetëm tani, kanë jetuar në Amerikën e Veriut disa qindra mijëra vjet pasi dinozaurët u zhdukën nga faqja e Tokës. Kjo quhet Epoka e hershme e gjitarëve të Tokës së Amerikës së Veriut Puercan, e llogaritet në afro 328,000 vitet e para nga shfarosja e dinozaurëve.

Paleontologët përdorën kockat dhe dhëmbët e nofullës së poshtme për të zbuluar më shumë detaje rreth gjitarëve të panjohur të cilët ishin kondilarë, paraardhës të thundrakëve modernë si kuajt, hipopotamet, lopët dhe elefantët. Gjitetarët e mëparshëm që kishin jetuar bashkë me dinozaurët dhe i mbijetuan zhdukjes së tyre ishin mjaft të vegjël, dhe arrinin përgjithësisht përmasat e miut. Kafshët e porsazbuluara ishin më të mëdha. Dhëmbët e tyre ishin të tilla që u lejonin edhe përtypjen e mishit, megjithatë besohet se ka shumë gjasa që ata të kenë qenë kryesisht barngrënës.

Top Channel