Udhëheqësi i Rrjetit Haqqani takohet me ish-kryeministrin afgan Karzai

18/08/2021 12:57

Anas Haqqani, një komandant militant dhe udhëheqës i lartë i Rrjetit Haqqani është takuar me ish -kryeministrin e Afganistanit, Hamid Karzai. I pranishëm gjithashtu ishte edhe Abdullah Abdullah, i dërguari i paqes i qeverisë së mëparshme.

Pamjet nga takimi kanë qarkulluar në internet, por është e paqartë se çfarë u diskutua, raporton BBC.

Rrjeti Haqqani, i caktuar nga SHBA si një organizatë terroriste, mbikëqyr pasuritë financiare dhe ushtarake të talebanëve përgjatë kufirit Pakistan-Afganistan. Aktualisht është një nga grupet militante më të fuqishme dhe më të frikshme të rajonit dhe është vlerësuar me disa nga sulmet më të dhunshme kundër forcave afgane dhe aleatëve të tyre perëndimorë vitet e fundit.

Karzai udhëhoqi Afganistanin nga viti 2001 deri në vitin 2014. Ai u pasua nga Ashraf Ghani, i cili tani është larguar nga vendi.

Në mediat sociale, disa afganë kanë shprehur shqetësimin e tyre për takimin e Karzai me Haqqanin. Udhëheqësi militant u dënua me vdekje në vitin 2016, por u lirua tre vjet më vonë si pjesë e një shkëmbimi për lirimin e dy profesorëve perëndimorë që punonin në Kabul.

Top Channel