U largua kur talebanët pushtuan Kabulin, zbulohet vendndodhja e ish-presidentit të Afganistanit

18/08/2021 16:25

Ish-presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani është strehuar në Emiratet e Bashkuara Arabe. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme atje.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimi Ndërkombëtar e Emirateve të Bashkuara Arabe mund të konfirmojë se për arsye humanitare, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë mirëpritur presidentin Ashraf Ghani dhe familjen e tij”, thuhet në një njoftim të ministrisë që u publikua në faqen zyrtare të këtij institucioni më 18 gusht.

Ish-presidenti Ghani u largua nga vendi të dielën, ndërsa talebanët vijon të pushtonin territore të tëra të Afganistanit dhe hynë deri në Kabul.

Përmes një komenti në facebook, Ghani pas largimit të tij tha se ishte larguar me qëllimin e vetëm që të shmangte gjakderdhjen.

Top Channel