Reperi i njohur, Lil Wayne ka zbuluar se është përpjekur t’i japë fund jetës në moshën 12-vjeçare kur qëlloi veten me armë në gjoks.

Armën e gjeti në shtëpinë e nënës së tij në New Orleans ndërsa plumbi ishte pak centimetra larg zemrës. Wayne, baba i katër fëmijëve, tha se e tërhoqi këmbëzën pasi nëna e tij i tha se ai nuk mund të këndonte më.

Për këtë ka folur edhe në këngën e vitit 2015 “London Roads” që përfshin tekstin: “Zonja Cita/ Mbaj mend që hyra në sirtarin tënd të armëve/ E vendosa atë në gjoksin tim dhe isha larg zemra ime me centimetra/ O Zot”

Rrëfimi nuk ishte fillimisht pjesë e këngës, por Lil Wayne tha se ai shtoi tekstin e ri pas vetëvrasjeve të stilistes Kate Spade dhe kuzhinierit të famshëm Anthony Bourdain.

“Kur isha 12 vjeç, viti shkollor po mbaronte dhe dy ditë do të rrinim vetëm gjysmë ditë në shkollë. Por unë thash që t’i them mamit që mbaroj herët vetëm në njërën ditë. Kurse tjetër ndejta jashtë.

Kur shkova në shtëpi, mora një telefonatë nga tezja ime që më tha: “Ajo e zbuloi. Do të të rrahë. E gjithë kjo gjë me këngë, ajo do të ta marrë materialet dhe do të t’i hedhë.” Unë mbylla telefonin dhe e vetmja gjë që më erdhi në mendje ishte “Ta tregoj unë ty.” Kështu që telefonova policinë, shkova në dhomën e saj e mora pistoletën”, tha në një intervistë.

Pavarësisht se qëlloi veten shumë pranë me zemrën, Wayne tha se nuk ndjente asnjë dhimbje për shkak të shokut. Ai deklaroi se policia injoroi trupin e tij të gjakosur dhe nisi të kontrollonte shtëpinë për armë dhe drogë.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel