Protesta për flamurin në Jalalabad, vriten 2 persona nga talebanët. Plagosen rreth 12 të tjerë

18/08/2021 13:38

Të paktën 2 persona kanë vdekur dhe 12 të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë gjagë protestës në Jalalabad, Afganistan.

Banorët e Jalalabad po kundërshtonin zëvendësimin e flamurit kombëtar të Afganistanit nga talebanët. Gazetari i Al Jazeera tha: “Kemi parë shumë reagime në rrjete sociale, protesta në rrugë të qindra njerëzve që valëvisnin flamurin kombëtar. Ne e dimë se  ata kanë vendosur flamurin në një shesh të rëndësishëm në Jalalabad ku kanë pasur përplasje me talebanët.”

Ndërkohë, aeroplanët ushtarakë kanë evakuuar qindra persona nga Kabuli duke i dërguar në Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermani. Ndërsa vendet perëndimore kanë shtuar përpjekjet për evakuim, talebanët premtuan të drejtat e grave, lirinë e medias dhe amnistinë për zyrtarët qeveritarë në Afganistan.

Shtetet e Bashkuara thanë se fluturimet e tyre kishin evakuuar 3,200 njerëz nga Kabuli deri më tani.

Top Channel